BallinaKryesore"Nuk pranojmë asnjë bashki me numërim elektronik"/ Berisha: Ky numërim është manipuluar...

“Nuk pranojmë asnjë bashki me numërim elektronik”/ Berisha: Ky numërim është manipuluar edhe me ndërhyrjen e Narko-Shërbimit Informativ

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha, duke folur në konferencë për mediat nga selia blu theksoi se nuk do të pranojnë asnjë bashki me numërim elektronik. Lideri i opozitës theksoi se ky numërim është manipuluar edhe me ndërhyrjen e Narko-Shërbimit Informativ.

“Asnjë bashki nuk pranojmë ne numërim elektronik, në mënyrë të prerë. Partia Demokratike nuk pranon! Numërimi elektronik është manipuluar në mënyrë të turpshme. Në numërimin elektronik është implikuar direkt dhe shërbimi informativ kombëtar, narko-shërbimi informativ tani. Janë krijuar servera paralelë, ka patur probleme të mëdha, ne nuk pranojmë asgjë të manipulueshme më në procesin zgjedhor,” tha Berisha.

RELATED ARTICLES

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments