Studentë, gjimnazistë dhe qytetarë të shumtë po vijojnë ende protestën para ambienteve të ministrisë së Arsimit. Protesta ka nisur me thirrje dhe tensione dhe po vazhdon me ndezjen e disa zjarreve para godinës.
Fasada e Ministrisë së Arsimit gjatë ditës së sotme është lyer me ngjyrë të kuqe dhe me vezë. Ata kanë hedhur sende, tullumbace me ujë dhe kapsolla në drejtim të godinës.Policia gjithashtu pas nisjes së protestës ka shtuar forcat dhe efektivët.
“Ministria e krimit”, “Policia e krimit”, “Ju erdhi fundi” janë disa nga thirrjet e protestuesve.
Protestuesit gjithashtu kanë shkulur edhe kangjellat në rrugë. Protesta ka nisur në orën 14:00, teksa nuk dihet sesa do të zgjasë. Ata theksojnë se janë ngritur në protestë për të ngritur zërin kundër problematikave që prekin të rinjtë në arsim.
