BallinaAktualitetRevoltë para Ministrisë së Arsimit, studentët përplasen me institucionin: Hedhin vezë e...

Revoltë para Ministrisë së Arsimit, studentët përplasen me institucionin: Hedhin vezë e gurë, kërkojnë dorëheqjen e qeverisë

TIRANË – Protesta e studentëve para Ministrisë së Arsimit është tensionuar, me të rinjtë që kanë hedhur vezë, bojë dhe gurë drejt godinës, ndërsa kanë shkulur edhe kangjella dhe pllaka trotuari. Protestuesit kërkojnë përmirësimin e kushteve në universitete dhe konvikte, më shumë mundësi punësimi dhe largimin e qeverisë.

Me pankarta në duar dhe thirrjet “Revoltë”, “Duam dije, jo pallavra” dhe “Kur zgjohet rinia, bie qeveria”, studentët janë mbledhur në një protestë të thirrur në nivel kombëtar, duke shprehur pakënaqësinë për problematikat që, sipas tyre, vijojnë të mbeten të pazgjidhura.

Një prej shqetësimeve kryesore të ngritura nga protestuesit lidhet me kushtet në konvikte, kostot e studimeve dhe pasigurinë për punësimin pas diplomimit. Studentët kritikojnë gjithashtu institucionet për mungesën e mbështetjes dhe mundësive për zhvillim profesional.

Gjatë tubimit, një pjesë e protestuesve kanë kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe të qeverisë, ndërsa situata është përshkallëzuar me hedhjen e sendeve drejt godinës së Ministrisë së Arsimit.

Policia ka shtuar masat e sigurisë në zonë, ku ishte vendosur edhe një autobot me ujë në gatishmëri.

Organizatorët u kanë bërë thirrje studentëve nga të gjitha qytetet e vendit dhe qytetarëve të tjerë t’i bashkohen protestës, duke theksuar se tubimi synon të kundërshtojë gjithçka që, sipas tyre, nuk funksionon dhe kërkon ndryshim.

RELATED ARTICLES

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments