BallinaKryesoreTragjedia në Koçan/ Maqedonia e Veriut në zi për 59 viktimat

Tragjedia në Koçan/ Maqedonia e Veriut në zi për 59 viktimat

MAQEDONIA E VERIUT- Të paktën 59 persona humbën jetën në orët e para të mëngjesit të së dielës, në qytetin lindor të Maqedonisë së Veriut, Koçan, si pasojë e shpërthimit të zjarrit gjatë një koncerti me qindra pjesëmarrës në një klub nate. Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka shpallur shtatë ditë zie për këtë tragjedi. Deri më tani janë identifikuar 35 viktima, prej të cilëve 31 nga Koçani dhe 4 nga Shtipi.

Mbi 155 persona janë shtruar në spitale, kryesisht në klinikat e Shkupit. Kryeministri maqedonas, Hristijan Mickoski, ka thënë se objekti ku ka ndodhur tragjedia kishte licencë të falsifikuar, e cila ishte lëshuar në mars të vitit të kaluar. Ai ka paralajmëruar përgjegjësi penale për të gjithë të përfshirët.

Ministri i Brendshëm maqedonas, Pançe Toshkovski ka thënë se sipas informacioneve të marra, zjarri ka shpërthyer si pasojë e mjeteve piroteknike që janë përdorur për efekt ndriçimi në koncert. Ministria e Brendshme, në koordinim me Zyrën e Prokurorit Publik ka thënë se janë 20 të dyshuar, 15 prej të cilëve janë ndaluar nga policia.

RELATED ARTICLES

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments