BallinaKryesoreVeliaj ankimon në Apelin e Posaçëm masën “arrest me burg”

Veliaj ankimon në Apelin e Posaçëm masën “arrest me burg”

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka ankimuar në Apelin e GJKKO masën arrest me burg të caktuar ndaj tij më 10 shkurt.

Avokati i Veliajt ka depozituar ankimin në Apel përmes postës me datë 14 shkurt, 2 ditë pasi GJKKO la në fuqi masën e arrestit me burg.

Burime për mediat pohojnë se mbrojtja nuk ka depozituar ankim për bashkëshorten e veliajt, Ajola Xoxa e cila është në masën ‘detyrim paraqitjeje’.

Veliaj është nën akuzë për dy vepra penale, korrupsion dhe pastrim parash. Por, kryebashkiaku mohon akuzat e ngritura ndaj tij, duke e quajtur një gjyq politik 3 muaj para zgjedhjeve dhe sipas tij në dosje nuk ka asnjë fragment ku thuhet se ka kërkuar apo ka marrë ryshfet.

RELATED ARTICLES

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments