BallinaKryesoreZgjedhjet e 11 majit/ KQZ miraton anëtarët dhe sekretarët e KZAZ-ve, ndarja...

Zgjedhjet e 11 majit/ KQZ miraton anëtarët dhe sekretarët e KZAZ-ve, ndarja që iu bë sipas partive

TIRANË- Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve ka miratuar projektvendimin “Për caktimin e partive politike që do të propozojnë anëtarët dhe sekretarët e Komisioneve të Zonave të Administrimit Zgjedhor, për zgjedhjet për Kuvend të datës 11 maj 2025” ditën e sotme. Partitë politike që do të propozojnë anëtarët e Komisioneve të Zonave të Administrimit Zgjedhor (KZAZ-ve) për zgjedhjet për Kuvend të datës 11 maj 2025 janë ndarë 2 për PS-në dhe 2 për PD-në. Ndërsa 1 anëtar do të propozojë PSD-ja si partia e dytë kryesore e shumicës parlamentare dhe 1 anëtar do ta propozojë PL-ja si partia e dytë kryesore e Opozitës.

Propozimet:

I. Partia Socialiste e Shqipërisë (PSSh), si partia kryesore e shumicës parlamentare, propozon 2 (dy) anëtarë të KZAZ;
2. Partia Socialdemokrate (PSD), si partia e dytë kryesore e shumicës parlamentare, propozon 1 (një) anëtar;
3. Partia Demokratike (PDSH), si partia kryesore e opozitës parlamentare, propozon 2 (dy) anëtarë;
4. Partia e Lirisë (PL), si partia e dytë kryesore e opozitës parlamentare, propozon 1 (një) anëtar.
5. Anëtarin e 7 në KZAZ me numër çift e propozon PS.
6. Sekretari propozohet nga PD në KZAZ me numër çift dhe në ato me numër tek propozohet nga PS.

RELATED ARTICLES

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments