MIRDITA- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Mirditë, ku një person ka mbetur i vrarë dhe ka humbur jetën. Viktima është Valter Lleshi.
Bëhet me dije se ngjarja ka ndodhur në rrugën që të çon drejt Spaçit. Ende nuk dihen shkaqet dhe rrethanat në të cilat ka ndodhur ngjarja e rëndë, ndërsa policia po heton më shumë mbi rastin.




