Policia: Valter Lleshi u gjet i vrarë në automjet, ishte rreth 45 vjeç

MIRDITË – Policia ka dhënë detaje lidhur me ngjarjen e rëndë të regjistruar mëngjesin e sotëm në zonën e Mirditës, ku një person u gjet i vrarë me armë zjarri brenda një automjeti.

Sipas njoftimit zyrtar, rreth orës 07:10 është marrë informacioni se në fshatin Shkorret, në rrugën Reps–Spaç, ndodhej një person i pajetë brenda një automjeti, dyshohet si pasojë e të shtënave me armë zjarri.

Më pas është konfirmuar se viktima është shtetasi Valter Lleshi, rreth 45 vjeç.

Autoritetet bëjnë me dije se viktima ndodhej në një automjet tip “Toyota” në momentin e ngjarjes.

Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe identifikimin e autorëve të mundshëm.