Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar në Memaliaj, ku një person ka humbur jetën pas një konflikti.
Sipas informacioneve paraprake, viktima është identifikuar si Endri Goxhaj. Ai dyshohet se u qëllua gjatë një përplasjeje me një tjetër person rreth 30 vjeç.
Burime nga hetimi bëjnë me dije se autori i dyshuar është Daniel Nela, i cili është shpallur në kërkim nga policia.
Ngjarja ka ndodhur në zonë të banuar, duke shkaktuar panik te qytetarët. Forcat e policisë kanë rrethuar vendin dhe po punojnë për kapjen e autorit, si dhe për zbardhjen e plotë të rrethanave.
Deri tani nuk ka informacion të qartë për motivin e konfliktit, ndërsa hetimet vijojnë.













