BallinaAktualitetDhunoi 4-vjeçarin në kopsht, lihet e lirë edukatorja në Korçë!

Dhunoi 4-vjeçarin në kopsht, lihet e lirë edukatorja në Korçë!

Edukatorja e arrestuar dy ditë më parë në Korçë, nën dyshimin se kishte ushtruar dhunë ndaj një fëmije 4-vjeçar në ambientet e kopshtit, është lënë e lirë.

Gjatë seancës së zhvilluar sot, gjykata caktoi ndaj saj masën e sigurisë “Detyrim paraqitje”, si dhe pezullimin nga ushtrimi i detyrës. Edukatorja do të vijojë të hetohet në gjendje të lirë për akuzën e keqtrajtimit të të miturve.

Ngjarja u raportua më 24 tetor, ku pasi nëna e të miturit denoncoi rastin në Polici, ku pretendonte se prej disa ditësh djali i saj nuk ishte në gjendje të mirë, u krye arrestimi i edukatores.

Nëna deklaroi se djali i kishte treguar se ishte goditur nga edukatorja, ndërsa prej disa ditësh kishte shfaqur frikë dhe nuk dëshironte të shkonte më në kopsht.

RELATED ARTICLES

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Most Popular