SHKODËR — Një ngjarje me armë zjarri është regjistruar në Shkodër, ku për pasojë ka mbetur i plagosur një person.
I dëmtuari nga të shtënat është identifikuar si shtetasi Taulant Hoti. Ai është transportuar me urgjencë drejt spitalit për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.
Forcat e Policisë kanë rrethuar zonën dhe kanë ngritur pika kontrolli për të bërë të mundur zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve të cilët janë larguar nga vendi i ngjarjes.



