KORÇË- Është vënë në pranga në afërsi të banesës së tij autori i dyshuar i vrasjes së 20-vjeçarit Johan Zuko, ngjarje e rëndë që tronditi pasditen e së shtunës qytetin e Korçës.
Sipas raportimeve, Kristjan Sterjo është arrestuar nga forcat RENEA dhe efektivët e Policisë së Korçës, të cilët ishin vënë në ndjekje të tij gjatë gjithë pasdites.
Policia kishte siguruar informacione se i dyshuar do të kthehej fshehurazi në banesën e tij për t’u furnizuar me para para se të arratisej përfundimisht.
Kristjan Sterjo njihet si një nga personat me precedentë dhe problematika të theksuara në qytetin e Korçës, i njohur gjithashtu për një stil jetese të shkujdesur, ndërsa tani do të përballet me drejtësinë për akuzën e rëndë të vrasjes.






