TURQI – Ernest Muçi mund të kalojë në futbollin italian, këtë herë në një klub të madh si Roma. Sulmuesi i Kombëtares shqiptare ka tërhequr vëmendjen e verdhekuqve falë paraqitjeve me Trabzonsporin, ku ka spikatur për cilësitë teknike dhe aftësinë për të krijuar rrezik në sulm.
Roma po shqyrton mundësinë e transferimit të 24-vjeçarit, por pengesa kryesore është çmimi. Trabzonspori e vlerëson kartonin e Ernest Muçit në 20 milionë euro dhe nuk ka ndërmend të heqë dorë lehtësisht nga shërbimet e tij.
Për momentin, bëhet fjalë për një pistë merkatoje që mbetet për t’u ndjekur. Interesi i Romës duhet të konkretizohet në një ofertë, nëse klubi italian dëshiron ta bëjë pjesë sulmuesin shqiptar në Serie A.
