Vodhën automjetin në Peqin, shpallen në kërkim katër shtetas të huaj

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Peqin referuan materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim katër shtetas egjiptianë: M. E., 24 vjeç, M. T., 33 vjeç, M. H., 31 vjeç dhe M. I., 31 vjeç. Ata dyshohet se kanë vjedhur një automjet në ambientet e një firme ndërtimi në fshatin Uruçaj. Po punohet për kapjen e tyre dhe për gjetjen e automjetit të vjedhur.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.