Procedohet penalisht 77-vjeçari në Librazhd për dh*unë fizike

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Librazhd referuan materialet në Prokurori, duke nisur procedimin penal për shtetasin R. A., 77 vjeç. Ai dyshohet se ka goditur një 66-vjeçare për motive të dobëta.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.