Burri alarmon policinë: Ejani se kam vr*arë gruan!

Një telefonatë alarmuese është regjistruar rreth orës 14:30 në Sallën Operative të Policisë në Fier, ku një 68-vjeçar ka deklaruar se kishte vrarë bashkëshorten e tij.

Sipas informacionit paraprak, shtetasi me inicialet S. T., banues në fshatin Dukas, Patos, ka njoftuar autoritetet për një krim të rëndë në familje. Menjëherë pas marrjes së telefonatës, shërbimet e policisë janë nisur drejt vendngjarjes dhe kanë vendosur kontakt me telefonuesin.

Nga verifikimet e kryera në terren rezultoi se njoftimi ishte i rremë. Shtetasja Sh. T., 64 vjeçe, u gjet në banesë në gjendje të mirë shëndetësore.

Burime zyrtare bëjnë me dije se 68-vjeçari dyshohet se ka qenë në gjendje të dehur në momentin e telefonatës. Ai është shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme procedurale.