Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në bregdetin e Tales në Lezhë, ku dy të mitura kanë humbur jetën pasi janë mbytur në det.
Viktimat, të moshave 11 dhe 13 vjeçe, nga Fushë-Kruja, dyshohet se janë mbytur teksa ndodheshin në një plazh publik të pamenaxhuar. Trupat e pajetë janë nxjerrë nga deti dhe janë transportuar në morgun e Spitalit Rajonal të Lezhës.
Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj tragjedie.




