Aksident me vdekje në aksin Fier–Lushnjë, humb jetën 34-vjeçari që udhëtonte me motor

Një aksident me pasojë vdekjen është regjistruar këtë të premte në aksin rrugor Fier–Lushnjë, në vendin e quajtur Vajkan.

Sipas informacioneve paraprake, një 34-vjeçar, me iniciale A.M., teksa udhëtonte me motor në drejtim të Lushnjës, dyshohet se ka humbur kontrollin e mjetit, ka dalë nga rruga dhe është përplasur në asfalt.

Si pasojë e plagëve të marra, drejtuesi i motorit ka ndërruar jetë në vendngjarje.

Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.