Të shtëna me armë, plagoset i riu me precedentë penalë (EMRI)

Një plagosje me armë zjarri është shënuar këtë të hënë në Pogradec.

Sipas informacioneve paraprake, i plagosur në këmbë ka mbetur Brian Syzo, i cili u transportua menjëherë në Spitalin e Pogradecit, ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore.

Burime paraprake bëjnë me dije se autori i dyshuar i ngjarjes është Nikolla Agolli, ndërsa policia është vënë në ndjekje të tij.

Brian Syzo është një emër i njohur për policinë, pasi ka precedentë penalë. Ai është hetuar më herët për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike, si edhe është përfshirë disa herë në konflikte në qytetin e Pogradecit.

Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, ndërsa pritet një reagim zyrtar lidhur me incidentin dhe identifikimin e autorit.