BallinaPolitikëElisa Spiropali godet Belinda Ballukun dhe mënyrën e qeverisjes: "Është modeli më...

Elisa Spiropali godet Belinda Ballukun dhe mënyrën e qeverisjes: “Është modeli më i keq i forcës sonë politike, por edhe viktima më e freskët”

Tiranë, 19 nëntor 2026 – Deputetja Elisa Spiropali ka shënjestruar drejtpërdrejt Belinda Ballukun gjatë prononcimit të saj të ashpër mbi zhvillimet brenda mazhorancës, duke e cilësuar atë si shprehjen më të dëmshme të një mënyre të të qeverisurit dhe të vendimmarrjes, por njëkohësisht edhe si pasojën e drejtpërdrejtë të mungesës së filtrave dhe kontrolleve brenda Partisë Socialiste. Në fjalën e saj, Spiropali foli për betejat e kaluara publike, përfshirë përballjet në Kuvend me Sali Berishën në mbrojtje të forcës politike dhe Edi Ramës, duke denoncuar praktikat e shpërndarjes së favoreve ekonomike përmes mesazheve, telefonatave dhe zgjidhjeve personale.

“Beteja publike edhe me Sali Berishën në Kuvendin e Shqipërisë, pa asnjë lloj hezitimi sepse kam besuar plotësisht në ato që kam thënë dhe i kam bërë me besim të plotë duke mbrojtur forcën time politike, duke mbrojtur Edi Ramën dhe duke mbajtur edhe njëherë në krah që siç ka dalë më pas kanë qenë duke shpërndarë favore ekonomike me mesazhe. Por a ka vlerë këtu përballja me emra jo sepse është modeli, por se modeli ta dini dhe po flas këtu me me emër, unë besoj që Belinda Balluku që model emrin gjithkund në përballjen me veten, edhe pse unë s’e kam përmendur askund, është modeli më i keq i qeverisjes në forcën tonë politike, por në të njëjtën kohë është edhe viktima më e freskët e një modeli që duhet të ndryshojë. Analizohet deri në pikën që nuk ka më, nuk ka më filtra, nuk ka më kontrolle brenda forcës politike, ashtu siç është shumë e qartë tashmë që nuk ka, pra nuk ka më guxim politik, nuk ka më ngritje nëpër forume për të diskutuar për problematika, nuk ka përballje me çështjet e rëndësishme të qeverisjes apo të Partisë Socialiste. Sigurisht që edhe modeli i mesazheve, telefonatave, zgjidhjeve personale, i gabimeve të rënda është pa diskutim i pashmangshëm. Dhe dua Unë nuk kam keqardhje, unë kam keqardhje në këtë rast edhe për personin e saj, për faktin që është grua, për fëmijët e saj, madje dhe për shpirtin e saj. Nuk kam unë problematikë mbi Unë po them, unë po them”, deklaroi Elisa Spiropali.

RELATED ARTICLES

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Most Popular