TIRANA- Kryeministri Edi Rama ka vijuar me përgjigjet e tij në rrjetet sociale për komentuesit teksa një prej tyre e ka kritikuar duke mos besuar uljen e energjisë elektrike.
“Mos se e ulët shumë korentin, ç’bëni kështu? Talleni me njerëzit e hanë sapunin për djathë”, shkruan komentuesi.
Rama thotë se nuk po tallen me çmimin e energjisë, pasi deviza nuk lëviz, dhe kush fiton më pak, do paguaj më pak.
“Epo kjo punë kështu! Krenari shkruan nga Greqia dhe qan hallin e njerëzve se po i tallim. Po i tallim se po i ulim çmimin e energjisë dhe në fakt jo pak por 10,5 % për kw. Ulet çmimi i energjisë si askund tjetër rrotull nesh falë investimeve të bëra masivisht këto vite rezultateve të arritura në sektorin që e mbani mend si ishte, por natyrisht dhe falë qasjes sonë të lidhur me zotimin që ishte për t’i bërë njerëzit pjesë të suksesit të reformave…
Ata që kanë shpenzime më të mëdha do paguajnë dhe më shumë se të tjerët. Prandaj dhe deviza jonë nuk lëviz, kush fiton më pak, do paguaj më pak. Kush fiton më shumë, do paguaj më shumë, patjetër që do paguaj më shumë”, thotë Rama.
