SPEKTAKËL në qiell! Eklipsi diellor mahnit miliona njerëz në mbarë botën, pamje mahnitëse edhe nga Shqipëria

TIRANË- Eklipsi spektakolarë i Diellit u pa këtë të mërkurë edhe në edhe në Shqipëri. Fenomeni u vëzhgua në orët e mbrëmjes, rreth orës 19:41, kur Hëna mbuloi pjesërisht diellin, një fenomen që zgjati disa minuta dhe që mund të shihej lehtësisht në vendin tonë.

Eklipsi i Diellit në Tiranë përfundoi rreth orës 19:44, pak para perëndimit të Diellit. Në vendin tonë, fenomeni u dallua veçanërisht edhe në Shkodër, ku pozicioni gjeografik favorizoi një mbulim më të madh. Por pamje të eklipsit u raportuan edhe në Durrës dhe zona të tjera të Shqipërisë.

Ndërkohë, në vende të tjera të Evropës fenomeni u përjetua në mënyrë shumë më të plotë. Islanda dhe pjesë të mëdha të Spanjës ishin ndër zonat më të favorshme për të vëzhguar eklipsin, duke tërhequr edhe turistë të shumtë që kishin udhëtuar posaçërisht për këtë ngjarje./Dosja.al
ëz në mbarë botën

EUROPË- Miliona njerëz në Europë dhe në pjesë të tjera të hemisferës veriore ngritën sytë nga qielli këtë të mërkurë për të ndjekur një nga fenomenet më spektakolare astronomike të viteve të fundit.

Në Spanjë, Islandë, Grenlandë dhe në një pjesë të Portugalisë, Hëna mbuloi plotësisht Diellin për disa minuta, duke krijuar një nga pamjet më mbresëlënëse të eklipsit.

Ndërsa, në shumë vende të tjera të Europës, eklipsi u pa në formë të pjesshme. Pamjet e publikuara nga qytete të ndryshme tregojnë sheshe, plazhe dhe pika panoramike të mbushura me qytetarë e turistë, të cilët panë eklipsin.

Ky fenomen i rrallë astronomik po tërheq vëmendjen e qytetarëve, shkencëtarëve dhe fotografëve, të cilët kanë dalë në terren për të dokumentuar këtë ngjarje unike.