SPAK ka ndërmarrë një operacion të gjerë në Elbasan, ku janë lëshuar 18 urdhër-arreste në kuadër të goditjes së aktivitetit kriminal në fushën e narkotikëve.
Burime bëjnë me dije se gjatë aksionit janë ushtruar kontrolle në disa banesa dhe ambiente të tjera të dyshuara si të përfshira në veprimtari të paligjshme.













