TIRANE – Superiorja ka hyrë në fazën më vendimtare të sezonit, teksa java e 34-t do të zhvillohet njëkohësisht nga të gjitha skuadrat.
Dhjetë ekipe do të zbresin në fushë të shtunën, 2 maj, nga ora 16:00, në ndeshje që mund të vendosin fatin e kampionatit dhe të mbijetesës.
Partizani pret Flamurtarin, ndërsa Dinamo luan ndaj Egnatias në stadiumin “Air Albania”. Vllaznia përballet me Bylis, ndërsa Elbasani do të udhëtojë drejt Vorës për të ruajtur kreun e tabelës. Në një duel vendimtar për mbijetesën, Teuta do të përballet me Tiranën në Niko Dovana.
Kalendari i ndeshjeve të 2 majit 2026 (e shtunë), ora 16:00, është ky:
Vora – Elbasani
Vllaznia – Bylis
Teuta – Tirana
Partizani – Flamurtari
Dinamo – Egnatia (Stadiumi “Arena Kombëtare”)














