Gjendet pa jetë një person në plazhin e Vjetër të Vlorës, dyshimet e para

Një person është gjetur pa shenja jete në një nga kullat e vrojtimit në plazhin e Vjetër, në Vlorë.

Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se bëhet fjalë për një rast vetëvarjeje. Ngjarja mendohet të ketë ndodhur rreth orës 05:00 të mëngjesit të ditës së sotme.

Autoritetet përkatëse kanë mbërritur në vendngjarje dhe po punojnë për sqarimin e plotë të rrethanave, si dhe identifikimin e viktimës.