Sherr mes dajës dhe nipit në Sukth, plagoset me thikë 25-vjeçari

TIRANË- Një ngjarje e rëndë në Sukth, ku një 25-vjeçar ka mbetur i plagosur me mjet prerës pas një konflikti, rrethanat e të cilit ende nuk janë plotësisht të qarta. Sipas informacioneve paraprake, i riu është paraqitur për ndihmë mjekësore në spitalin e Durrësit, ku po merr ndihmën mjekësore.

25-vjeçari ka pësuar plagë të lehta dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë, nga hetimet e para rezulton se autori i dyshuar i plagosjes është daja i 25-vjeçarit. Megjithatë, motivet që çuan në konflikt mbeten ende të paqarta dhe autoritetet po hetojnë ngjarjen e plotë