“Edhe ndër ata që protestojnë, një pjesë duan që gjërat të shkojnë më mirë dhe janë të shqetësuar për Zvërnecin, por pjesa dominante, siç duan të shkojnë gjërat më keq, shkojnë gjërat për Shqipërinë. Vlora masivisht atje e do zhvillimin dhe nuk ka protesta. Dua të ndalem te një simptomë problematike që po forcohet: anulimet e turistëve të huaj për sezonin. Nuk mund të dalë e ta përdorë këtë që thuhet: do të ndalosh protestën se të dogj shpirti për turizmin. Në Vlorë kanë ende 95 për qind e atyre që zotërojnë hotele e bare që i janë bashkuar protestës, duke kërkuar që turizmi të mos dëmtohet, se është dëm i drejtpërdrejtë për ekonominë familjare e kombëtare.
Nëse ka protesta për të penguar Shqipërinë nga të katërta anët, kjo është një axhendë jo e re. Është përdorur edhe këtu nga molotovarët; dëmi patjetër do të jetë i madh dhe i panevojshëm. Një tjetër simptomë është bullizmi ndaj njerëzve në rrjetet sociale. Kam parë sesi një këngëtar si Ylli Limani e kanë masakruar me sharje dhe kërcënime për të anuluar koncertin. Kjo po ndodh me shumë njerëz që kanë një opinion tjetër dhe marrin të shara e kërcënime.
Në këtë mozaik, ku ka njerëz nga të gjitha rrugët e jetës, ka një frymë fashiste. Kjo nuk ka nevojë për uniforma dhe armë; është fryma që thotë se Shqipëria është e shqiptarëve. Këto simptoma lidhen me dy gjëra të panegociueshme: nevoja për rritje ekonomike, me më shumë të ardhura, dhe turizmi është një burim i rëndësishëm. Por nëse kjo vazhdon, nuk do të jetë një sezon i suksesshëm; do të jetë një sezon i sabotuar nga vetë ne. Është e patolerueshme që një grup njerëzish, parti apo konglomerat partish t’i imponohen pjesës tjetër. Kjo është fashiste,” tha Rama




