BallinaAktualitetProtestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore për...

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore për të kufizuar lëvizjen e protestuesve

TIRANË- Pas marshimit në disa akse kryesore rrugore të Tiranës protestuesit tashmë janë zhvendosur përballë Kryeministrisë. Ndërkohë policia ka vendosur kordone në disa rrugë për të kufizuar lëvizjen e protestuesve, ndërsa marshimi po vijon pa incidente.

Protestuesit kanë marshuar fillimisht në Rrugën e Kavajës, ku janë përballur me një kordon policie që u ka penguar avancimin. Pas bllokimit, turma ka ndryshuar drejtim dhe është kthyer drejt qendrës së Tiranës, duke vijuar protestën në formë marshimi.

Pas bllokimit të qarkullimit në Rrugën e Durrësit, protestuesit kanë vijuar lëvizjen në rrugët e kryeqytetit. Fillimisht u raportua se destinacioni i tyre ishte selia e PS, por më pas itinerari u ndryshua.

Mes forcave policore protestuesit vijojnë thirrjet e tyre për dorëheqjen e qeverisë përpara Kryeministrisë.

RELATED ARTICLES

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Most Popular