POGRADEC- Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar në aksin nacional Pogradec–Lin, pranë fshatit Pojskë, ku dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën. Si pasojë e përplasjes, ka humbur jetën një grua, e cila udhëtonte si pasagjere në njërin prej automjeteve të përfshira në aksident.
Nga ngjarja kanë mbetur të plagosur edhe katër persona të tjerë, të cilët janë transportuar me urgjencë në spital për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore. Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë, të cilat po kryejnë veprimet hetimore për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet e aksidentit




