GJIRI I LALZIT- Përplasjet mes kryeministrit Edi Rama dhe Elisa Spiropalit kanë vijuar edhe gjatë mbledhjes me dyer të mbyllura të Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste. Ish-ministrja ka kundërshtuar akuzat e kryesocialistit, duke deklaruar se nuk ka turpëruar partinë me qëndrimet e saj.
Pas kërkesës së Ramës për përjashtimin e saj nga PS-ja, Spiropali ka reaguar me tone të forta përpara anëtarëve të Asamblesë, duke theksuar se brenda radhëve të socialistëve ka edhe persona që kanë abuzuar me pushtetin.
“Me veprimet e mia nuk e kam turpëruar Partinë Socialiste. Ndër ne ka që kanë abuzuar me pushtetin. Nëse duhet të jem flamingo, më quani flamingo”, mësohet të jetë shprehur Spiropali.
“Nuk mund t’i gjuash shtëpisë tënde me gurë”, i është drejtuar Rama asaj, duke kritikuar qëndrimet e saj ndaj drejtimit të partisë.
Pavarësisht përplasjes dhe kërkesës së kryeministrit për përjashtimin e saj, propozimi nuk u hodh në votim në Asamble. Si rrjedhojë, Spiropali vijon të jetë pjesë e Partisë Socialiste
