ELBASAN – Vijon operacioni policor i koduar “Porosia”, për nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale të të gjithë shtetasve të përfshirë në shpërthimin me lëndë plasëse të automjetit në pronësi të shtetases A. D., më datë 05.11.2026, në lagjen “28 Nëntori”.
Lokalizohet dhe vihet në pranga bashkautori tjetër në vendosjen dhe shpërthimin e lëndës plasëse në automjet.
Gjithashtu, vihet në pranga edhe një 29-vjeçar, i cili ka transportuar lëndën plasëse me automjetin e siguruar nga njëri prej personave të ndaluar më parë.
Në vijim të veprimeve hetimore dhe operacionale të kryera nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Elbasan, për zbardhjen e autorësisë dhe rrethanave të rastit të datës 05.11.2026, në lagjen “28 Nëntori”, ku u shpërthye me lëndë plasëse automjeti në pronësi të shtetases A. D., u bë i mundur në bashkëpunim me strukturat e DVP Durrës, lokalizimi, kapja dhe ndalimi i shtetasve O. T., 24 vjeç, dhe S. P., 29 vjeç, të dy banues në Durrës.
Nga hetimet dyshohet se shtetasi O. T., në bashkëpunim me shtetasin B. H., 17 vjeç, të ndaluar më parë, janë bashkautorë në vendosjen dhe shpërthimin e lëndës plasëse në automjetin në pronësi të shtetases A. D.
Gjithashtu, shtetasi S. P. dyshohet se ka transportuar lëndën plasëse me automjetin e përdorur për kryerjen e kësaj ngjarjeje, të siguruar nga shtetasi E. T., i cili u ndalua menjëherë pas ngjarjes.
Nën drejtimin e Prokurorisë, vijon puna për dokumentimin e plotë ligjor të veprimtarisë kriminale të shtetasve të përfshirë në këtë ngjarje dhe identifikimin e personave të tjerë të mundshëm të implikuar.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprat penale “Shkatërrimi i pronës me eksploziv”, kryer në bashkëpunim, dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.
Njoftimi i Policisë:
Elbasan
Vijon operacioni policor i koduar “Porosia”, për nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale të të gjithë shtetasve të përfshirë në shpërthimin me lëndë plasëse të automjetit në pronësi të shtetases A. D., më datë 05.11.2026, në lagjen “28 Nëntori”.