Kryeministri Edi Rama ka nisur ndryshimet në drejtimin politik të qarqeve gjatë mbledhjes së Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste, që po zhvillohet në Gjirin e Lalëzit.
Burime bëjnë me dije se për drejtimin politik të Tiranës janë caktuar Albana Koçiu dhe Ervin Demo, të cilët do të bashkëdrejtojnë qarkun. Ata zëvendësojne Taulant Ballen, Ogerta Manastirliun, dhe Erion Veliajn.
Një tjetër ndryshim i rëndësishëm lidhet me dyfishimin e numrit të drejtuesve politikë në qarqe. Sipas informacioneve të fundit, Rama ka vendosur që numri i tyre të rritet nga 12 në 24, duke vendosur nga dy drejtues politikë për çdo qark.
Ndryshimet po bëhen të ditura teksa Rama vijon komunikimin me anëtarët e Asamblesë, ndërsa pritet të mësohen edhe emrat e tjerë që do të marrin drejtimin politik në qarqet e vendit.



