TEPELENË- Një aksident rrugor është shënuar mëngjesin e kësaj të diele në aksin Tepelenë-Krahës, në zonën e njohur si “Mogila”, ku janë përplasur dy automjete.
Sipas të dhënave paraprake, një automjet që drejtohej nga 67-vjeçari me inicialet K.Ç., banues në Elbasan, është përfshirë në një përplasje me një taksi, e cila drejtohej nga 28-vjeçari me iniciale K.R., banues në Tiranë.
Si pasojë e aksidentit kanë mbetur të lënduar drejtuesi i taksisë dhe tre pasagjerë. Ata janë transportuar drejt Spitalit Rajonal të Gjirokastrës, ku po marrin trajtim mjekësor dhe ndodhen nën kujdesin e bluzave të bardha.
Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur efektivët e policisë dhe grupi hetimor, të cilët po kryejnë veprimet e nevojshme për të sqaruar shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.




