GREQI- Një përleshje mes rreth 15 personash ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës në zonën e Kypselit, në Athinë, duke lënë të plagosur një 40-vjeçar.
Sipas informacioneve paraprake, ngjarja u regjistrua rreth orës 21:00, në kryqëzimin e rrugëve Lefkados dhe Evelpidon. Gjatë konfliktit, 40-vjeçari me origjinë indiane u plagos me një mjet të mprehtë në bark dhe kofshë dhe u dërgua në spital për ndihmë mjekësore.
Policia greke ka arrestuar tre persona, dy shtetas grekë të moshës 26 dhe 30 vjeçare, si dhe një 36-vjeçar me origjinë shqiptare. Të tre po procedohen për plagosje të rrezikshme trupore në bashkëpunim




