TIRANË- Mijëra shqiptarë janë mbledhur në Tiranë sot në ditën e 21-të të protestës kundër qeverisë së Edi Ramës. Pas fjalimeve para Kryeministrisë, aktivisti Arben Kola njoftoi se marshimi do të zhvillohet rreth Kryeministrisë.
“Shumë shqiptarë kanë zbritur në shesh për ta gdhirë sonte këtu. Ata që kanë dëshirë janë të lirë”, tha ai.
Në protestën e sotme, shqiptarët nga të gjithë trevat, nga çdo cep i botës janë bërë bashkë kundër kësaj klase politike dhe kundër kryeministrit Edi Rama. Shumë emigrantë nga diaspora kanë shprehur idenë që të rrinë në qëndresë gjithë natën.
Prania e diasporës në protestë konsiderohet një mesazh solidariteti dhe mbështetjeje për protestuesit, duke treguar se jehona e pakënaqësive qytetare ka kapërcyer kufijtë e vendit dhe ka mobilizuar edhe shqiptarët që jetojnë jashtë.




