Pas dorëheqjes nga grupi i PS-së, deputetja Marjana Koçeku i bashkohet protestës

Deputetja Marjana Koçeku këtë të shtunë është bashkuar me qytetarët në ditën e 21-të të protestës. Prania e saj në protestë vjen teksa ajo pak ditë më para njoftoi largimin e saj nga grupi i Partisë Socialiste. Ajo shihet mes turmës së qytetarëve.

Të hënën Koçeku përmes një postimi në rrjetet sociale njoftoi se i bashkohet zyrtarisht protestës qytetare në Tiranë. Ajo shpërndau një foto të flamingos që u bë simbol i protestës.

Qytetarë të shumtë, aktivistë dhe emigrantë nga diaspora janë bashkuar këtë të shtunë në protestë. Protestuesit mbajnë në duar flamuj të Shqipërisë dhe pankarta ndërsa bëjnë thirrje para Kryeministrisë për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

Në protestë vijojnë të jenë masive thirrjet “Rama në burg, Berisha në burg dhe Rama jepe dorëheqjen”, të cilat janë dëgjuar vazhdimisht nga pjesëmarrësit gjatë marshimeve dhe tubimeve në kryeqytet.