I riu vret një burrë me thikë në Rrogozhinë! Emrat

RROGOZHINË – Një konflikt i çastit mes dy fqinjëve në lagjen “Mollaj” të Rrogozhinës ka përfunduar me një viktimë dhe një të arrestuar, njofton Policia e Shtetit.

Sipas të dhënave zyrtare, ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:50, ku gjatë një përplasjeje për motive të dobëta, dyshohet se janë përdorur mjete prerëse. Si pasojë e plagëve të marra, ka humbur jetën shtetasi Rrapush Memolla, 60 vjeç.

Autori i dyshuar, Meklan Meçe, 25 vjeç, është identifikuar dhe arrestuar menjëherë nga shërbimet e Policisë së Rrogozhinës, pas ndërhyrjes së shpejtë operacionale në vendngjarje. Ai dyshohet gjithashtu se ka pësuar dëmtime të lehta në dorë gjatë konfliktit.

Trupi i viktimës është transportuar për ekspertizë mjeko-ligjore, ndërsa grupi hetimor po vijon punën për të sqaruar plotësisht rrethanat dhe motivet e ngjarjes.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Rrogozhinë

Reagimi i menjëhershëm i shërbimeve të Policisë bëri të mundur identifikimin, kapjen dhe arrestimin e 25-vjeçarit, i cili dyshohet se, gjatë një konflikti të çastit ku u përdorën mjete prerëse, plagosi një 60-vjeçar, i cili më pas humbi jetën.

Rreth orës 21:50, në lagjen “Mollaj”, Rrogozhinë, dyshohet se gjatë një konflikti të çastit për motive të dobëta mes shtetasve M. M., rreth 25 vjeç, dhe Rr. M., rreth 60 vjeç, fqinjë me njëri-tjetrin, ku u përdorën mjete prerëse, shtetasi Rr. M. u plagos rëndë dhe më pas humbi jetën, ndërsa shtetasi M. M. u dëmtua lehtë në dorë.

Shërbimet e Policisë, menjëherë pas marrjes së njoftimit, shkuan në vendngjarje dhe, si rezultat i veprimeve të shpejta operacionale, identifikuan, kapën dhe arrestuan autorin e dyshuar, shtetasin M. M.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave dhe dokumentimin ligjor të ngjarjes.