Ndarja e mbetjeve në burim mbetet e pazbatuar, qytetarët kërkojnë më shumë kontroll

Screenshot

Ndarja e mbetjeve në burim vijon të mos zbatohet në mënyrë të qëndrueshme në qytet. Edhe pse në disa zona janë vendosur kazanë të diferencuar për mbetjet, në terren ato shpesh përfundojnë të përziera.

Qytetarët shprehen se mungon ndërgjegjësimi, por edhe kontrolli nga institucionet vendore për zbatimin e këtij procesi. Sipas tyre, ndarja e mbetjeve shpesh perceptohet si e panevojshme, për sa kohë mbetjet përfundojnë të përziera gjatë grumbullimit.

Të tjerë theksojnë nevojën për masa më të forta nga autoritetet, duke përfshirë kontrolle më të shpeshta dhe ndëshkime për shkelësit.

“Pa masa konkrete dhe gjoba, kjo nuk mund të funksionojë,” thotë një qytetar.

“Duhet të marrim shembull nga vendet europiane. Rregulli, kudo nëpër botë është vendosur me gjoba, ndryshe nuk ndërgjegjësohen”- shprehet një tjetër.

Screenshot
Screenshot

Në këto kushte, ndarja e mbetjeve në burim mbetet më shumë një nismë formale sesa një praktikë e zbatuar.