Aktori i njohur Mehdi Malkaj i është bashkuar protestës qytetare që po zhvillohet në Tiranë, ku prej ditësh mijëra qytetarë kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit dhe ndryshime politike në vend.
Duke folur para protestuesve, Malkaj e cilësoi të veçantë atmosferën e krijuar në shesh, ndërsa tha se qytetarët e mbledhur aty janë njerëz që nuk dorëzohen.
“Jemi në bulevardin qendror, emocion i madh, jemi me ca njerëz që i kanë rënë murit me kokë dhe kanë dalë matanë”, u shpreh ai.
Më tej, aktori dha edhe një mesazh në drejtim të kryeministrit, duke deklaruar se ai nuk guxon të përballet me protestuesit.
“Jemi në një vend ku nuk ia mban kryeministrit të vije të thotë ndonjë fjalë”, tha Malkaj.




