Mbyllet protesta, qytetarët vijojnë marshimin drejt rrugëve të Tiranës

TIRANË- Ka përfunduar protsta para kryeministrisë dhe qytetarët janë drejtuar rrugëve të Tiranës aty ku po marshojnë.

Pas fjalimeve të ndryshme në podiumin para zyrës së kryeministrit, protestuesit do qarkullojnë në kryeqytet me thirrje për dorëheqje të Edi Ramës.

Kjo është protesta e 12-të kundër projektit të Zvërnecit dhe kundër politikave në vend.