Hajdar dhe Bujar Matarova janë dy vëllezërit që humbën jetën në aksidentin e rëndë të trafikut që ndodhi mbrëmë në fshatin Surkish të Podujevës.
Dy vëllezërit po udhëtonin me veturë kur u përfshinë në një aksident tragjik, ku, sipas informacioneve të para, u përfshi edhe një veturë tjetër, shkruan IndeksOnline.
Lidhur me rastin detaje kanë dhënë edhe nga policia e Kosovës.
Sipas raportit të Policisë, dyshohet se drejtuesi i një veture me targa të huaja, nga pakujdesia, ka goditur një veturë tjetër që drejtohej nga një shtetas kosovar.
Si pasojë e aksidentit, drejtuesi i veturës me targa të huaja dhe pasagjeri që ndodhej me të kanë humbur jetën.
“Vozitësi mashkull kosovar me veturë me targa të huaja, nga pakujdesia, ka goditur veturën e vozitësit mashkull kosovar. Si pasojë, vozitësi dhe pasagjeri në veturën me targa të huaja kanë vdekur”, thuhet në raportin e Policisë.
Ndërkaq, drejtuesi i veturës tjetër ka marrë tretman mjekësor dhe më pas, me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje.
Trupat e pajetë të dy viktimave janë dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.
Rasti po trajtohet nga organet kompetente.




