BallinaBotaArrestohet i riu në Kosovë/ Mashtroi qytetarët se vuante nga leukemia akute!...

Arrestohet i riu në Kosovë/ Mashtroi qytetarët se vuante nga leukemia akute! Mblodhi 190 mijë euro nëpërmjet një fushate “GoFundMe”

KOSOVË- Në Gjilan të Kosovës është arrestuar autori Endrit Azemi, pasi ishte nën dyshime se ka mashtruar qytetarët kosovarë duke pretenduar se vuante nga leukemia akute dhe kishte nevojë për ndihmë financiare për kurimin e tij. Nëpërmjet një fushate në “GoFundMe” dhe donacioneve të mbledhura edhe në sheshin e Gjilanit, dyshohet se janë grumbulluar afro 190 mijë euro.

Sipas hetimeve prokuroria ka konstatuar se i riu nuk vuante nga sëmundja për të cilën kërkonte ndihmë. Për mbledhjen e parave ishin angazhuar edhe familjarët e tij. Motra, Kosovare Azemi, kishte bërë thirrje publike që qytetarët të kontribuonin sipas mundësive, ndërsa donacione ishin mbledhur edhe drejtpërdrejt në sheshin e Gjilanit.

Sipas Prokurorisë Themelore në Gjilan, Azemi dyshohet se kishte sajuar historinë e sëmundjes që prej 9 nëntorit 2026, me qëllim përfitimin e paligjshëm financiar. Nga fushata dyshohet se janë mbledhur plot189 mijë e 206 euro e 8 cent.

Pas nisjes së hetimeve, Prokuroria dhe Policia e Kosovës kanë bllokuar paratë në të gjitha llogaritë bankare të identifikuara në lidhje me rastin. Endrit Azemi u arrestua u ndalua për 48 orë ndërkohë që prokuroria pritet t’i kërkojë Gjykatës Themelore në Gjilan caktimin e masës së paraburgimit për veprën penale ‘Mashtrimi’.

RELATED ARTICLES

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Most Popular