Pas vrasjes së Selami Hasanit në Fier, policia ka konstatuar dy automjete të djegura në zona të ndryshme, të cilat dyshohet se mund të jenë përdorur nga autorët e krimit për t’u larguar nga vendngjarja.
Automjeti i parë është gjetur duke u djegur në fshatin Ndërmenas. Pak çaste më vonë, një tjetër makinë, tip “Volvo”, është gjetur e djegur pranë rrethrrotullimit të Pojanit.
Policia ka nisur verifikimet për të përcaktuar nëse automjetet kanë lidhje me ekzekutimin e Selami Hasanit dhe për të identifikuar personat që i kanë përdorur.
Dy makinat e djegura dyshohet se janë pjesë e lëvizjeve të autorëve para ose pas krimit, ndërsa hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të vrasjes.
