Një vepër arti, një gol magjik, një finalizim plot klas që do të kujtohet ndër vite. Pa diskutim i tillë ishte goli i shënuar nga Ernest Muçi ndaj Finlandës, një gol spektakolar që i hapi rrugë suksesit 2-0 në “Air Albania”. Prej vitesh, tifozët kuqezi prisnin me padurim që Muçi të dhuronte pak nga magjia e tij edhe në ekipin përfaqësues.
Më në fund, pas largimit të Sylvinho-s, Muçi u rikthyer të bëjë protagonistin në ekipin përfaqësues dhe për fat të mirë të shënojë dhe të jetë përcaktues. Kryevepra e tij mahniti jo vetëm tifozët kuqezi, por ai finalizim po bën xhiron në rrjet.
Goli i Muçit tërhoqi edhe vëmendjen e faqes zyrtare të UEFA-s, me këtë të fundit që shpërndanë videon e golit shoqëruar me mbishkrimin: “Muçi magjik”.
Në pak orë, goli i Muçit mori mijëra pëlqime dhe qindra komente.



