DURRËS- Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar rreth orës 22:45 në lagjen nr. 6 të Durrësit, pas një konflikti mes dy personave për motive të dobëta. Sipas informacionit paraprak të Policisë, konflikti ka ndodhur mes shtetasve me inicialet Gj. P. dhe H. Ll., ku dyshohet se ky i fundit ka qëlluar me armë zjarri në ajër.
Menjëherë pas njoftimit, shërbimet e Policisë kanë mbërritur në vendngjarje, kanë rrethuar zonën dhe kanë nisur kontrollet intensive për lokalizimin dhe kapjen e autorit, H. Ll. Fatmirësisht, nga të shtënat nuk raportohet për persona të lënduar.
Ndërkohë, grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe dokumentimin ligjor të ngjarjes.
Njoftimi i Policisë:
Rreth orës 22:45, në lagjen 6, dyshohet se, pas një konflikti për motive të dobëta ndërmjet shtetasve Gj. P. dhe H. Ll. ka pasur të shtëna me armë zjarri në ajër.
Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, kanë rrethuar zonën dhe vijojnë kontrollet intensive për lokalizimin dhe kapjen e shtetasit H. Ll. autorit të dyshuar të të shtënave.
Gjatë të shtënave nuk ka pasur të lënduar. Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon veprimet për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.



