Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e kaluar në burgun e sigurisë së lartë në Burrel, ku një i dënuar dyshohet se ka goditur me grushte një punonjës të policisë së burgjeve.
Ngjarja ka ndodhur gjatë turnit të tretë. Sipas burimeve, efektivi i policisë së burgjeve Agron Bebja ka mbetur i dëmtuar dhe është transportuar për të marrë ndihmë mjekësore.
Ndërkohë, sipas burimeve, i dënuari Dritan Ymeri është duke vuajtur një dënim prej 25 vitesh.
Burimet bëjnë me dije për Top News se i dënuari ka kërkuar të shkojë në tualet dhe sapo efektivi ka hapur derën, i burgosuri e ka qëlluar në kokë me petrogaz.
Kur i burgosuri është pyetur nga grupi i hetimit të prokurorisë së Dibrës se pse e goditi, ai është përgjigjur “ma tha truri”. Efektivi është trajtuar nga mjekët dhe ka marrë disa qepje në kokë. I burgosuri është izoluar, ndërsa mësohet se ka vrarë mjek në 2017.
Deri më tani, Drejtoria e Burgjeve nuk ka raportuar zyrtarisht për incidentin.
