Pamjet e protestueses Bujare Ishmi janë bërë virale në mbarë botën.
Ish-inxhinierja e moshuar ka ngjitur në mburojat e policëve disa stickera ku lexohet: Rama jepe dorëheqjen.
Pamjet u publikuan edhe nga rrjeti më i madh televiziv amerikan, FOX NEWS.
“Një 80-vjeçare i afrohet policisë dhe i ngjit një sticker anti-qeveritar në mburojë.
E njohur si “Nëna e Revolucionit”, ajo i është bashkuar protestave të studentëve në Tiranë, që kanë arritur gati 200 ditë rresht.
Në sticker shkruhej një mesazh direkt për kryeministrin Edi Rama,” raporton media e madhe amerikane.
