Humb jetën tragjikisht 64-vjeçari shqiptar në Itali

0
20

ITALI- Një punëtor shqiptar 64-vjeçar ka humbur jetën këtë të marte në Itali nga përplasja e një automjeti me një tjetër ndërkohë që po punonte në një kantier ndërtimi në autostradën A18 Messina-Catania. Viktima është identifikuar si Hashim Mehmeti.

Aksidenti fatal ndodhi pak pranë daljes së Giardini Naxos në drejtim të Katanias. Mediat italiane raportojnë se një automjet i drejtuar nga një grua ka hyrë papritur në zonën e kufizuar për punimet në autostradë, duke përplasur fuqishëm 64-vjeçarin, i cili ndodhej në kantier duke punuar.

Nga an tjetër autoritetet po shqyrtojnë mundësinë që drejtuesja e automjetit të ketë kryer një manovër të papritur për të shmangur një tjetër automjet, duke përfunduar më pas në zonën ku po zhvilloheshin punimet. Pas përplasjes, gruaja ka ndaluar menjëherë automjetin dhe ka tentuar t’i vijë në ndihmë punëtorit.

Megjithatë, pak më vonë ajo ka pësuar një gjendje të fikëti dhe ka marrë ndihmën e personelit mjekësor të urgjencës 118. Në vendngjarje mbërritën efektivët e Policisë Rrugore të Giardini Naxos dhe disa ambulanca, ndërsa autoritetet kanë nisur hetimet për të zbardhur plotësisht dinamikën e aksidentit dhe përgjegjësitë e mundshme.

Ngjarja ka shkaktuar probleme në qarkullimin e automjeteve në autostradën A18, në drejtim të Katanias

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu