BallinaAktualitetGoditën me vezë eskortën e Ramës në Manëz, Gjykata e Durrësit liron...

Goditën me vezë eskortën e Ramës në Manëz, Gjykata e Durrësit liron dy protestuesit dhe cilëson arrestimin të paligjshëm

DURRËS — Gjykata e Durrësit ka rrëzuar kërkesën e Prokurorisë për caktimin e masës së sigurisë ndaj dy protestuesve, Albi Dema dhe Edison Likaj, të cilët u arrestuan pas incidentit me eskortën e kryeministrit Edi Rama në zonën e Manzës.

Trupi gjykues e ka vlerësuar si të paligjshëm arrestimin në flagrancë të dy personave nën hetim dhe ka urdhëruar lirimin e tyre të menjëhershëm nga salla e gjyqit.

Dema dhe Likaj u ndaluan nga Policia të shtunën, pasi dyshohet se morën pjesë në protestën gjatë së cilës u hodhën vezë dhe sende të forta në drejtim të automjeteve të eskortës së kryeministrit.

Vendimi i gjykatës u mor pas zhvillimit të seancës për vlerësimin e masës së sigurisë, ndërsa pranë ambienteve të institucionit të drejtësisë ishin mbledhur edhe të afërm të dy protestuesve në pritje të vendimmarrjes.

RELATED ARTICLES

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Most Popular