BallinaSocialeBordi i Transparencës cakton çmimet e reja të karburanteve. Ulet nafta dhe...

Bordi i Transparencës cakton çmimet e reja të karburanteve. Ulet nafta dhe benzina

TIRANË- Bordi i Transparencës ka ndryshuar çmimet e karburanteve në vend. Mësohet se Bordi i Transparencës ka vendosur që nafta të shitet me 3 lekë më pak për litër, ndërsa benzina me 1 lekë më pak.

Sipas vendimit të marrë më 17 nëntor 2026, çmimi i naftës për shitje me pakicë nuk duhet të kalojë 207 lekë për litër, nga 210 lekë që ishte më parë. Ndërsa çmimi i shitjes me shumicë është përcaktuar në jo më shumë se 195 lekë për litër.

Sa i përket benzinës, çmimi i saj për konsumatorët nuk duhet të kalojë 164 lekë për litër, ndërsa për shitjen me shumicë është vendosur kufiri prej 152 lekësh për litër. Ndërkohë, çmimi i gazit për automjetet do të jetë 70 lekë për litër në pikat e shitjes me pakicë dhe 58 lekë për litër me shumicë.

Bordi ka përcaktuar gjithashtu se nafta për aktivitetin e peshkimit do të tregtohet me 112 lekë për litër. Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi sot datë 17 ora 17.30 dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.

Njoftimi:

Bordi i Transparencës dhe Kufizimit të Përkohshëm të çmimeve të tregtimit me shumicë/pakicë të nënprodukteve të naftës dhe të gazit, në mbështetje të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 711, datë 16.09.2026 “Për shpalljen e situatës së veçantë në tregun e hidrokarbureve”, në zbatim të nenit 21/3 dhe nenit 21/5 të Ligjit 8450, datë 24.2.1999 “Për përpunimin, transportimin dhe tregtimin e naftës, të gazit dhe nënprodukteve të tyre”, të ndryshuar, si dhe të Aktit Normativ nr. 1, Datë 3.4.2026 “Për një shtesë në ligjin nr. 61/2012, “Për akcizat në Republikën e Shqipërisë,” të ndryshuar, zhvilloi mbledhjen e rradhës.

Kështu Bordi i Transparencës në datë 17 Nëntor 2026, vendosi: Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gazoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 207 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 195 lekë/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë jo më shumë se 164 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 152 lekë/litër. Cmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, të jetë 70 lekë/litri me pakicë dhe i shitjes me shumicë 58 lekë/litër për automjetet. Gjithashtu, çmimi i gazoilit për aktivitetin e peshkimit do të jetë 112 lekë/litër.

Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi sot datë 17 ora 17.30 dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes. Tërheqim vëmendjen e çdo operatori të shitjes me shumicë dhe pakicë të nënprodukteve të naftës mbi detyrimin e zbatimit të këtij vendimi.

Në rast të shkeljeve të konstatuara nga operatorë të ndryshëm do të vendoset pezullimi i aktivitetit. Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit sëbashku me Ministrinë e Financave dhe Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë janë angazhuar të mbrojnë interesat e konsumatorëve shqiptarë dhe ruajtjes së parimeve të konkurrencës së ndershme në treg./

RELATED ARTICLES

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Most Popular